EKONOMI

Njoftimi I Radhës Nga Policia Për Rastin ‘Sala’

Futbollisti i Cardiff, Emiliano Sala mbrëmë është zhdukur së bashku me pilotin e tij – pasi po udhëtonte me avion privat nga Nantes për në Cardiff.

Policia e Cardiffit dje gjatë gjithë ditës ka punuar për të gjetur lojtarin – mirëpo operacioni i tyre përfundoi pa sukses, shkruan GazetaBlic.

Kërkimet kanë vazhduar edhe sot – ku policia ka filluar të kërkojë që nga orët e hershme të mëngjesit.

Para pak minutave, policia e Guernsey ka postuar një njoftim për kërkimet deri në orën 14:30.

Policia e Guernsey ka postuar një përditësim dhe thotë se 280 milje janë kontrolluar gjatë pesë orëve të fundit.