SHOWBIZ

Këngëtari shqiptar pranon për herë të parë lidhjet me artistet e estradës

Një prej meshkujve më të bukur në Shqipëri, Trim Jetullahu vazhdon të jetë beqar. Ndonëse nuk po shijon një lidhje dashurie, Trimi është i rrethuar nga femrat.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka rrëfyer për herë të parë nëse ka patur marrëdhënie me koleget e tij shqiptare.

“Me thënë jo, të gënjej, se e dinë njerëzit. Kemi pasur ndonjë… lidhje s’mund t’i themi, por ndonjë kafe, kemi dalë kemi pirë ndonjë gjë…”, tha Trimi në emisionin “Mirage” pa dhënë detaje të tjera.