LAJME

Ibrahim Rugova ishte Krishti i kohës moderne

Analisti politik Skender Zogaj, ka thënë se madhështia e Ibrahim Rugovës do kuptohet, shijohet dhe madhërohet gjithnjë e më shumë në shekujt që do të vijnë, sepse koha do të tregoj dimensionin e tij prej gjeniu të papërsëritshëm, që me jetën dhe veprimtarinë e tij të veçantë, fillim shekullin 21, Ballkanit i ka dhënë Rilindje me filozofinë e tij politike dhe diplomatike, që në histori do të quhet Epoka e Rugovizmit.

“Kjo nënkupton se Ibrahim Rugova është dhe do të mbetet vlera e pamohueshme, së cilës do të detyrohen që ti përkulen të gjithë njerëzit e arsyes së shëndosh, por edhe kundërshtarët e tij, që do t’ia kenë nevojën, sepse, përndryshe do të bëhen të përbuzur.

Ibrahim Rugova ishte Krishti i kohës moderne, profeti që forcën e kishte në fjalë, e fjalën shenjtërisht në shërbim të lirisë për popullin e tij të shtypur. Përkulja e liderëve të Kosovës më gëzon shumë sepse, më bën të shpresoj se më në fund e kanë kuptuar se kah është Kiblja”, ka thënë analisti politik Zogaj.