SHOWBIZ

Aktorja shqiptare: As që bëhet fjalë t’i heq vetullat

Nuk i shpëtoi as ajo. Sfidës ‘10yearschallenge’, duke publikuar kështu fotografi të bëra para një dekade e duke i krahasuar me ato të sotmet, iu përgjigj edhe aktorja Linda Jarani, shkruan Syri Kosova.

Në Instagram Linda ka hedhur një fotografi krahasuese dhe ndryshimi që ka pësuar për 10 vjet është shumë i madh.

Ky ndryshim më së shumti vërhet te vetullat e saj, për të cilat tha se nuk do t’i heq asnjëherë.

“10yearschallenge# Si nuk hoqa dore nga kto mrrokllat ne koke Ps. As qe behet fjale ti heq me vetullat” janë fjalët e saj.